Ai është vetëm 20 vjeç dhe po mahnit një kontinent të tërë me talentin e tij, pasi numëron dhjetëra suksese në 6 sporte të ndryshme.
Mbi 115 fitore dhe vetëm 11 humbje është bilanci i tij vetëm në boks.
E këtyre fitoreve i shtohet edhe një tjetër, ku 20-vjeçarit me origjinë shqiptare i mjaftojnë vetëm 30 sekonda për ta hedhur në tokë kundërshtarin e tij.
Ai quhet Reshat Mati, i biri i një shqiptari nga Dibra, i cili ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin ’88.
20-vjeçari i lindur në Staten Island në New York, konsiderohet si në nga boksierët me të ardhme të ndritur, jo vetëm në SHBA-në e largët, por në të gjithë botën.
Mati njihet edhe si ‘Arusha Shqiptare’, një emërtim ky i fituar prej tij për shkak se ndeshjet në shumicë i përfundon duke rrëzuar kundërshtarët.
Djaloshi është nga ata sportistë që gjithmonë e ka treguar identitetin e tij, pavarësisht se ka lindur në SHBA.
Ai është krenar për rrënjët e këtë e tregon në cdo ndeshje.
Përballjen e parë si profesionist në sportin e Boksit pak ditë më parë, ‘Arusha” e ka fituar me K.O., por ajo çfarë e bën më madhështore fitoren e tij është fakti se kundërshtari i tij ishte 29 vjeç./real News tv
Më poshtë njihuni me disa nga rekordet e ‘Arushës Shqiptare’ në sporte të tjera:
Kickboxing
44 Fitore – 3 Humbje
Muay Thai
12 Fitore – 0 Humbje
Brazilian Jiu Jitsu
26 Fitore – 6 Humbje
Wrestling
12 Fitore – 1 Humbje
MMA
5 Fitore – 1 Humbje
(real-news.tv)