Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri e ka goditur ashpër BDI-në, ata që sonte fryhen për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Sipas Mukit, BDI-së nuk i është dëgjuar zëri një dekadë në pushtet me VMRO-në.
“Pothuajse nje dekade ne pushtet me VMRO DPMNE zeri nuk iu ndegjua. Sot, me gjithe ate pompozitet dhe levdata duan te stolisen me meritat e te tjereve.
Мeritat per hapjen e dyerve te Maqedonise per antaresim ne NATO dhe BE dhe zyrtarizimit te gjuhes shqipe i takojne qytetareve te vendit qe perkrahen konceptin “Maqedonia nje shoqeri per te gjithe”!!!
Pa eufori, Јu lutem. Qytetaret me se miri dine te vleresojnе se kush punon per te miren e tyre” ka shkruar deputeti Zekiri, përcjell TS.
Ndryshe sonte Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka firmosur Ligjin për gjuhët.
Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve./TS/