Ballina Aktualitet Kosovë Lirohet ish-komandanti i UÇK-së

Lirohet ish-komandanti i UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi është liruar me kusht. Ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit të Provës të Kosovës deri më 30 Tetor 2020, raporton klankosova.

Sylejman Selimi është arrestuar në Maj të vitit 2013 dhe u shpall fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës ndaj popullsisë civile. Ai u dënua me 6 vite burg, ndërsa më 7 Qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. /tvklan.al