Ballina Argëtim Tetovari kërkon të blejë një tank me tetë raketa për të goditur...

Tetovari kërkon të blejë një tank me tetë raketa për të goditur BDI-në, LSDM-në, VMRO-në Qeverinë dhe Parlamentin (FOTO)

Tetovari bën shaka në portalin e shitblerjeve, kërkon të blejë një tank me tetë raketa për të goditur BDI-në, LSDM-në, VMRO-në Qeverinë dhe Parlamentin.
Çuditërisht lajmin e ka publikuar njëri nga portalet e afërta me BDI-në!

Një tetovar, emri i të cilit është i njohur për redaksinë e TetovaSot-it, ne faqen e shitblerjeve online ka paraqitur një kërkesë të pazakontë.

Ai madje ka shpërndarë edhe në rrjetin social të facebook-ut, ku siç shihet edhe në foton që ka siguruar TetovaSot shihet se ai po kërkon të blejë një tank të tipit T-55 dhe madje ka ofruar edhe një çmim 5.000.000 euro.

Sipas tetovarit, kërkesa për tank është bërë me qëllim që sipas tij, ai paguan me para në dorë dhe se duhet të jetë në gjendje të rregullt dhe të ketë tetë raketa, që sipas tetovarit në fjalë atij i duhet një për BDI-në, një për LSDM-në, një për VMRO-DPMNE-në, një për Qeverinë dhe një pë Parlamentin, shkruan TS.

Më poshtë ju sjellim edhe foton nga kërkesa e pazakontë e tetovarit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews