Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka bërë një dedikim në facebook për të gjithë piloted dhe tekniket e Forcës Ajrore shqiptare të cilët në ditët më të vështira të dimrit punuan për tiu ardhur në ndihme banorëve të bllokuar nga dëbora në zonat e thella të vendit.
“Heronjtë e Ajrit”, sipas ministres ndihmuan më shumë se 100 persona në vështirësi falë ndërhyrjes së tyre nga ajri.
Xhacka I quan krenari të vendit, këta punonjës dhe falenderon të gjithë efektivet e Forcave te Armatosura për shërbimet në këto ditë të vështira.
Ministrja e Mbrojtjes e ilustron të gjithë këtë postim dhe falenderim për FA më një video që tregon punën e tyre gjatë janarit por edhe më herët.