Nëntë organizata ndërkombëtare, sot përmes kumtesës, kanë bërë thirrje për përgjegjësi politike për arratisjen e Nikolla Gruevskit.
Ata përkujtuan se kanë kërkuar që hetimet urgjentisht të përfundojnë dhe se Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar se procedura parahetimore do të përfundojë në afat prej dy javëve dhe se opinioni do të informohet, çfarë nuk ka ndodhur.
OJQ-të konsiderojnë se nevojitet të ndërmerret përgjegjësi politike të pasojnë dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme, drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe drejtorit të Agjencisë së Zbulimit
“Marrja e përgjegjësisë politike për rastin me arratisjen e Gruevskit është mënyra e vetme që pushteti të tregojë se ka qëllim serioz të luftojë kundër kulturës së mosndëshkimit, që – të mos harrojmë – ishte karakteristikë kryesore e ish pushtetit veçanërisht kur bëhej fjalë për funksionarët më të lartë”, theksohet në kumtesën e organizatave joqeveritare.