Ballina Aktualitet Lajme QEVERIA E MAQEDONISË: MAQEDONISHTJA MBETET GJUHA E VETME ZYRTARE NË TËRË VENDIN!

QEVERIA E MAQEDONISË: MAQEDONISHTJA MBETET GJUHA E VETME ZYRTARE NË TËRË VENDIN!

Ligji i ri për gjuhët i avancon të drejtat e të gjitha bashkësive jo shumicë dhe nuk parashikon punësime të reja. Gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, kanë bërë të ditur nga Qeveria.

Ata thonë se Ligji është sjell në përputhshmëri me rregullat juridike, ndërsa opozita ka pasur mundësi nëpërmjet amendamenteve të merr pjesë në perfeksionimin e ligjit.
“Opozita vetë ka marrë vendim të mos marrë pjesë në procesin politik të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Mospjesëmarrja nuk e përjashton përgjegjësinë politike të opozitës për refuzimin e tyre të jenë pjesë e avancimit të të drejtave të qytetarëve në vendin tonë”, thonë në komunikatën e Qeverisë.

Nga atje theksojnë se pohimet e rreme apo të pabaza për gjoja ngarkesë shtesë në buxhetit dhe për punësime të reja janë vetëm pretekste dhe obstruksione të opozitës.

“E vërteta është se Agjencia për zbatimin e gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, siç parashikon ligji dhe siç është konfirmuar me marrëveshjen politike për miratimin e tij, kadrovikisht do të ekipohen nga resurset ekzistuese njerëzore në ministri, agjenci dhe sekretariat. Nuk parashikohen punësime të reja”, qëndron në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Zbatimi i dispozitave ligjore, siç theksojnë nga Qeveria, është detyrim i të gjitha institucioneve të përfshira për zbatimin e tij.
“Gabimisht dhe në mënyrë manipulative është pohimi se Agjencia për zbatim të gjuhës që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me cilësinë e personit juridik, do ta ngritë gjuhën shqipe mbi të gjitha të tjerat në RM. E vërteta është diçka komplet ndryshe, gjegjësisht puna e Agjencisë do të ketë të bëjë me të gjitha gjuhët”, shtohet në kumtesë.

Nga Qeveria thonë poashtu se nuk është vënë në pikëpyetje karakteri unitar i Maqedonisë, dshe se Ligji, në asnjë mënyrë nuk e kërcënon përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik.

Ligji, pohojnë nga Qeveria, nuk vendos dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë, e as në fushat e rendit juridik.
“Në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen, policin qendrore dhe politikën monetare, gjuha maqedonase është gjuha e vetme zyrtare, sic është e konfirmuar me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase nga viti 1998. Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për mendim deri tek Komisioni i Venedikut nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, dhe të gjithë vërejtjet do të integrohen në tekstin e këtij Ligji. Kjo është garancion për rruajtjen e plotë të standardeve evropiane”, kanë theksuar nga Qeveria.

Me sjelljen e këtij ligji, thonë nga Qeveria, Maqedonia nuk humb asgjë, ndërsa fiton shumë me plotësimin e çështjes së fundit të hapur nga Marrëveshja e Ohrit.

“Me sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i jepet fund nacionalizmit”, theksohet në komunikatën e Qeverisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews