Ballina Bota Po bënin selfie në majën e lartë,të dashuruarit bien nga lartësia 243...

Po bënin selfie në majën e lartë,të dashuruarit bien nga lartësia 243 metra

Një çift nga Kalifornia, të famshëm në rrjete sociale, u rrëzuan dhe ndërruan jetë nga një maja Taft Point (243 metra e lartë) pasi po bënin një selfie.

Autopsia ka zbuluar se rrëzimi i Meenakshi Moorthy, 30 vjeçe dhe Vishnu Viswanath, 29 vjeç është shkaktuar pasi ishin në gjendje të dehur.

Raporti mjekësor tregoi se kanë patur plagë të shumta në kokë, qafë, gjoks dhe bark, shkruan theguardian.

Dr. Sung-Ook Baik, një patolog mjekoligjor konfirmoi se në trupin e tyre nuk u gjetën ilaçe apo substanca, por elemente të pijeve alkoolike që janë të pranishme tek birra, vera apo të tjera. “Ne mund të arrijmë vetëm në përfundimin se ata kanë konsumuar alkool”, tha avokati i Mariposës, Andrea Stewart.

Çifti ishte tepër i njohur në rrjetet sociale teksa posonin çdo aventurë të çmendur./G.Z- opinion.al