Ballina Aktualitet Kosovë Thaçi kundër Haradinajt lidhur me raportet përballë SHBA

Thaçi kundër Haradinajt lidhur me raportet përballë SHBA

Presidenti kosovar Hashim Thaçi përmes një postimi në rrejtin social Facebook, i ka kushtuar vëmendje raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashuara të Amerikës, ndërsa ka cilësuar se është momenti që Kosova të respektojë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit.

Ky qëndrim i Thaçit, duke në fakt se është i lidhur me vendosmërinë e shtetit të Kosovës për të vijuar me taksën ndaj Serbisë, pavarësisht sugjerimeve të BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta riparë këtë vendim.

“Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës”, thotë Thaçi duke shtuar se as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët amerikanë.
Kujotjmë që pak ditë më parë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Shtetit, u kanë bërë me dije autoriteteve kosovare se tarifa duhet të hiqet sa më parë, ndërkohë që Kryeministri Haradinaj është shprehur se taksa do të mbetet në fuqi deri në vitin 2022. / M.B

@tn.lajmelokale
@tetovanews