Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka qenë sot e ftuar në emisionin “Kjo javë”, ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në protestën studentore dhe problematikën që prek ajo.
E pyetur nder te tjera, nga gazetarja Nisida Tufa, se përse Rama nuk e mbajtur premtimin për 5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto si buxhet për arsimin, Ministrja Shahini tha se kjo është e pamundur të realizohet dhe ky ka qenë një premtin i vitit 2013.
“Premtimi për 5% ka qenë i vititi 2013. Është një premtim ambicioz, por kam përshtypjen që është e pamundur të realizohet pasi është shumë e kushtueshme.”
Ministrja tha se aktualisht një vlerë 3.4% i shkon gjithë arsimit, ndërkohë që synohet të mbërrihet në 4 %, synim ky sipas saj i realizueshëm. Shahini u shpreh se asnjë nga vendet e rajonit, nuk është në nivele të tilla buxhetimi. / M.B









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




