Ekonomia e Gjermanisë është rritur me 1.5% vitin e kaluar, shkalla më e ulët e saj që nga viti 2013, sipas shifrave zyrtare.
Shifrat nga Zyra e Statistikave Federale treguan se ekonomia më e madhe e Evropës u ngadalësua ndjeshëm.
Ekomonia e dobët botërore dhe problemet në industrinë e makinave, të shkaktura nga standardet e reja të ndotjes, janë cituar si kontribues në ngadalësimin ekonomik të Gjermanisë.
Në fillim të vitit 2018, ekonomia gjermane pritej të rritet me 1.8%.
Ndërsa në vitin 2017, kishte një rritje prej 2.2%.
Ekonomia e Gjermanisë u zvogëlua në tremujorin e tretë të vitit, me 0.2%. Mosmarrëveshjet në tregtinë globale janë fajësuar për tkurrjen e ekonomisë.
Ekzistoi frika se Gjermania do pësonte rënie edhe në tremujorin e katërt, diçka që do ta çonte vendin në recesion.
Zyra e statistikave ende nuk ka nxjerrë shifra të tremujorit të katërt, pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dhënë një raport të saktë.
Por nga llogaritjet paraprake nga ekonomistë të pavarur, ekonomia mund të jetë rritur me rreth 0.2% në tre muajt e fundit të vitit.