Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
I ftohti ekstrem me temperatura tepër të ulëta ka përfshirë rajone të gjera në Amerikë, Europë dhe Azi. Masa të ftohti siberian, me temperatura që arrijnë deri në – 40 gradë Celsius kanë përfshirë edhe rajonet lindore të Turqisë.
Punonjësit e bashkisë në distriktin Caldiran të provincës Van kishin shkuar në malin Tendurek për të hedhur mbeturinat, kur nuk u besuan syve nga ajo që panë. Një dhelpër që dukej si e gjallë, por e ngrirë në temperaturat shumë nën zero.
Media turke raporton se në këtë zonë gjatë ditës temperaturat varionin nga -15 deri në -25 gradë, ndërsa gjatë natës nga -35 në -40 gradë celsius.
Dhelpra besohet të ketë qenë duke kërkuar ushqim në zonë, kur është ngrirë nga i ftohti. /tvklan.al








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





