Mësuesja e famshme e shkencave, Lanie Bakeberg ka dhënë disa këshilla për përdoruesit e ‘Quora-s’ se si ta rrisni kapacitetin mendor dhe të bëhen persona më inteligjentë.
Ja disa nga këshillat e Bakeberg:
1.Stimulojeni trurin
Provoni lojen Sudoku apo zgjidhjen e fjalëkryqëve për ta mbajtur trurin të mprehtë dhe të aftë të zgjidhë problemet. Për ata të cilët nuk i preferojnë këto dyja, keni parasysh se në celularë ekzistojnë qindra aplikacione të cilat fokusohen në ushtrimin e trurit.
2.Dëgjoni
Kjo mund t’ju duket e lehtë, por nëse faktikisht i dëgjoni me vëmendje njerëzit me përvojë, ju mund të mësoni diçka.
3.Lexoni
Leximi është shumë i rëndësishëm dhe jo vetëm për të fituar informacione të reja, por gjithashtu edhe për të zgjeruar fjalorin personal. Gjatë kohës që lexoni, sigurohuni t’i shikoni fjalët të cilat nuk i kuptoni dhe rilexoni çdo gjë që nuk ka kuptim herën e parë. Qëllimi juaj nuk duhet të jetë përfundimi i librit sa më parë, por të mësoni sa më shumë.
4.Bëni pyetje
E dimë që të bërit pyetje mund të jetë paksa e frikshme ndonjëherë. Por, duhet të keni parasysh një thënie të njohur: “Ai që pyet është budalla për 5 minuta, ndërsa ai që nuk pyet mbetet budalla për tërë jetën”. Prandaj, mos hezitoni të pyesni çdo gjë që nuk kuptoni!
5.Bëni ushtrime fizike
Ushtrimet fizike jo vetëm që ndihmojnë për qarkullimin e gjakut, zvogëlojnë rreziqet për sulme në zemër dhe përmirësojnë vetëbesimin, por ndryshojnë edhe trurin në mënyrë që ta mbrojnë memorien dhe aftësitë e mendimit.