Ballina Aktualitet Lajme Ministrja e Zaevit dhe anëtarja e kryesisë së LSDM-së është për zgjedhje...

Ministrja e Zaevit dhe anëtarja e kryesisë së LSDM-së është për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska personalisht vlerëson se së bashku me zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë deklaratë ajo e bëri në një intervistë për emisionin 360 gradë që transmetohet në orën 22 në Alsat. Deskoska është funksionarja e parë e qeverisë e cila në mënyrë të hapur është në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme ashtu siç kërkon opozita.

Sipas jush a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me presidencialet?

Sinqerisht, unë mendoj se duhet të ketë, por në fund kjo është çështje e vendimit politik dhe analizës në kuadër të organeve, por unë…

Në disa fjali, pse mendoni se duhet të ketë?

Do ta përfaqësoj palën se duhet të shkohet në zgjedhje parlamentare për shkak se disa politika të caktuara që realisht i promovuam gjatë periudhës së kaluar dhe disa çështje të caktuara që do të duhet t’i zgjidhim do të ishte mirë që të jemi me, në njëfarë mënyre, pozicione më të pastra në kuadër të Parlamentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews