Aibo është roboti në formë qeni i kompanisë Sony, që është i pajisur me kamera, inteligjencë artificiale dhe lidhje interneti, për kontrollin e shtëpisë, si dhe banorëve që janë në të, përfshirë edhe kafshët.
Gjiganti japonez e ka prezantuar këtë pajisje në bazën në Tokio të Japonisë, që ka kamera të zgjuara me të cilat mund të kapë të gjitha këndet, ndërsa i lëvizë veshët që të duket sa më real.
Mirëpo, kjo pajisje si këlysh i gjatë 30 centimetra nuk vjen lirë, pasi për të duhet të paguhen 3,000 euro në vit për pako e plotë, përfshirë edhe shërbimin softuerik që mbledh dhe ruan të dhënat.
Pronari do të merr njoftimet e duhura në telefonin e zgjuar, nëpërmjet sistemit që është krijuar prej kompanisë Secom.
“Nëpërmjet Aibo, do të shikoni se çfarë po ndodhë në shtëpi, si dhe për sjelljet e fëmijëve kur kthehen nga shkolla” ka thënë Izumi Kawanishi, që është shef i këtij projekti.
Me anë të teknologjisë së identifikimit dhe mundësisë për të mësuar, këta robotë mund të kujedesen edhe për kafshët e shtëpisë.
Roboti që thuhet se është edhe shumë miqësor, do të shfrytëzohet edhe për të kontrolluar prindërit që jetojnë vetëm në shtëpitë e largëta.