Ballina Teknologji Huawei paralajmëron telefonin 5G, të prodhuar nga komponentët e vet kompanisë

Huawei paralajmëron telefonin 5G, të prodhuar nga komponentët e vet kompanisë

Kompania kineze e teknologjisë Huawei njoftoi planet për lansimin e një telefoni të gjeneratës së ardhshme bazuar në teknologjinë e vet në vend të komponentëve të SHBA, duke rritur përpjekjet për të konkurruar me udhëheqësit e industrisë perëndimore përballë paralajmërimeve të Uashingtonit që kompania mund të jetë një rrezik sigurie.

Huawei Technologies Ltd, po shpenzon shumë në zhvillimin e teknologjisë së vet të procesorëve, një zonë ku shitësit amerikanë janë udhëheqës globalë.

Kjo mund të ndihmoj Huawei për faturën vjetore multi-miliardëshe për komponentët dhe rrezikun e prishjes së furnizimeve nga SHBA.Pajisja e re e Huawei do të jetë telefoni i parë i palosshëm i kompanisë dhe do të zbulohet muajin e ardhshëm në ngjarjen më të madhe vjetore të industrisë, Mobile World Congress, tha Richard Yu, CEO i njësisë së konsumatorit të kompanisë.

Telefoni është i bazuar në procesorin Kirin 980 të Huawei dhe modemin Balong 5000 në vend të komponentëve të furnizuesve tradicionalë siç është Qualcomm Inc., me bazë në SHBA.

Shitjet e telefonëve Huawei dhe produkteve të tjera të konsumit nuk treguan “asnjë ndikim” nga paralajmërimet e sigurisë perëndimore dhe u rritën më shumë se 50 për qind vitin e kaluar, u tha Yu gazetarëve. Huawei ende nuk ka publikuar rezultatet financiare 2018 për të gjithë kompaninë.

Kompania Huawei së fundmi ka lansuar dy telefona të ri Mate 20 dhe Mate 20 Pro. Mate 20 Pro e lë nën hije modelin Mate 20. Por jo vetëm atë por edhe të gjithë telefonat që janë lansuar në muajt e fundit.

Modeli “Pro” ka 22% stabilitet më shumë në perfomancën e lojërave në telefon. Po ashtu mbushësin “Wireless” e ka më të mirë se Samsung dhe Iphone. Sa i përket kamerës, Mate 20 Pro, është një “monster”. Ka tre kamera, ku të secila ka kualitet të ndryshëm dhe bën foto nga pozita të ndryshme.

Kamera që fotografon në kënd të gjerë ka kualitet 20 megapixel, kurse ajo që fotografon në kënde konvcionale ka kualitet 40 megapixel ndërsa tjetra kamera ka kualitet 8 megapixel.(TemA Javore)

Artikulli paraprakZbulohen çmimet e Galaxy S10: Ja sa do të kushtojnë modelet e reja
Artikulli tjetërSurprizat e teknologjisë: Sony prezanton qenin robot që mund të na ruajë shtëpinë