Ballina Aktualitet Shqipëri Suxhukë dhe byreqe, zbulohet ku do përfundonte 1 ton mish i kalbur

Suxhukë dhe byreqe, zbulohet ku do përfundonte 1 ton mish i kalbur

Ditën e djeshme në një depo frigoriferike në Pejë, Policia e Kosovës kapi 1 ton mish të kalbur gati për tu hedhur në treg.

Pamjet e depos dhe të kafshëve të therura ishin skandaloze.

Burime të Kallxo.com që publikoi lajmin thonë se në bazë të hetimeve, misji i prishur ishte I dëstinuar për furnizimin e disa byrektoreve dhe prodhimin e suxhukut dhe proshutës.

Sipas Kallxo.com, proshuta thahej në shtëpinë e personit të dyshuar, ndërsa suxhuku në njërën prej dyqaneve të njohura të mishit në Pejë.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundrejt tregtarit me iniciale S.Sh.