Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkon takim me kryeministrin Zaev. Pasi kjo organizatë me disa qytetarë diskutuan rreth problemeve të fundit që ndodhen në Kodren e Diellit, sot njoftuan se do të protestojnë nëse kërkesat e tyre nuk pranohen. Ata janë të revoltuar me mos realizimin e premtimeve për investime në Kodrën e diellit. Një ndër kushtet e tyre është që shoqata Aksionare ELEM Turs përfundimisht të heqë dorë nga, siç thonë, bllokadat që i bënë resortit turistik Kodra e Diellit.
Do i sugjerojmë zotëri Zaevit që vizitën në Kodrën e Diellit ta zhvilloj si çdo qytetarë për të parë nga afër vështirësitë reale në të cilën përballen vazhdimisht vizitorët të kësaj qendre turistike. //Kërkojmë angazhim më të madh edhe nga Agjencia për Zhvillimin Turistik, Agjencia për Rini dhe Sport, si dhe nga Federata e Skijimit në ushtrimin e një presioni më të madh ndaj autoriteteve përgjegjëse për dështimet në funksionim normal në Kodrën e Diellit. Kërkojmë nga Shoqata Aksionare ELEM që përfundimisht të heqë dorë nga bllokadat që i bënë resortit turistik Kodra e Diellit. Këto kërkesa janë në shërbim të përmasimit të kushteve si dhe funksionimit normal të qendrës dimërore Kodra e Diellit. Nëse autoritetet e thirrura sot nuk reagojnë siç duhet ndaj këtyre kërkesave ata do të përballen me protesta dhe bllokada serioze në vendin e njëjtë më datë 12 janar ora 11, tha Hamdi Sulejmani “TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT”