Ballina Aktualitet Lajme Tabelat me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” do të jenë edhe...

Tabelat me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” do të jenë edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

Emri i ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, shtatë ditë pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, në pajtueshmëri me amendamentet kushtetuese, do të vendoset në tabela nëpër pikat kufitare dhe hyrjet e institucioneve, raporton Tv SHENJA. Këto vendime janë marrë në seancën e djeshme të Qeverisë me çka ministritë kompetente, organet dhe institucionet shtetërore, ndërmarrje publike dhe Shoqëritë Aksionare në pronësi të shtetit, në afatin e paraparë pas hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese do të duhet t’i bëjnë këto ndryshime. Përveç kësaj, këto detyrime do të përshtaten në bazë të dispozitave të Ligjjit për Përdorimin e Gjuhëve, që nënkupton se të gjitha emrat e vendosura në tabela do të jenë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Mile Boshnjakovski, këto ndryshime kanë të bëjnë me një grup të masave dhe aktiviteteve që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë lidhur me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë

“Në pajtueshmëri të këtyre përfundimeve nga seanca e djeshme e Qeverisë, ministritë kompetente, organet shtetërore dhe institucionet, Ndërmarrje Publike dhe shoqëri aksionare në pronësi të shtetit, në afatin e paraparë pas hyrjes në fuqi të amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës, do të duhet të bëjnë ndryshim të tabelave në pikat kufitare, kufirin shtetëror të vendit tonë, që së shpejti do të jetë ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, si dhe në hyrjet e institucioneve. Për këtë procedurë të njejtë, rekomandime të përshtatshme do të marrin edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërsa sektoret dhe shërbimet për marrëdhënie me publikun në institucionet shtetërore dhe publike do të marrin udhëzime për përdorimin e emrit kushtetues që do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut” pas hyrjes në fuqi….. Si plotësim në Seancën e djeshme ishte propozuar dhe pranuar që këto detyrime të përshtaten me implementimin nga dispozitat e ligjjit për përdorimin e gjuhëve”.

Qeveria, në seancën e djeshme po ashtu e obligon sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, që të formojë grup ndërministror që duhet të përpunojë plan gjithëpërfshirës aksional nacional për masat dhe aktivitete të mëtejshme për kryerjen e detyrimeve. Pra, implementimi i ndryshimeve nëpër tabela do të monitorohet nga ky grup ndërministror. Në mënyrë shtesë të gjitha organet shtetërore do të duhet të formojnë grupe pune që do të punojnë sipas udhëzimeve që do t’ua japë grupi ndërministror nga sekretarati shtetëror.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë

“Këto masa që i kemi miratua dje hyjnë në fuqi menjëherë. Grupi interministror menjëherë fillon me punë, nuk ka ndonjë afat të paraparë, megjithatë ajo nënkupton menjëherë. Në pajtueshmëri me dinamikën e punës do të fillohet menjëherë , nuk ka afat nuk ekziston. Afati është 7 ditë pas hyrjes në fuqi, fillojmë mënjehërë me ndryshimet. Nga ditët e ardhshme pas hyrjes në fuqi të këtyre masave, ne hyjmë në ndryshime dhe respektim të emrit të ri”

Sa i takon ndryshimit të dokumenteve, pasaportave, letërnjoftimeve dhe tabelave të veturave , Boshnjakovski tha se ndryshimi i tyre do të bëhet në afatin e paraparë prej 5 viteve pas hapjes së kapitujve, ndërkaq shpenzimet për ndryshimet e tilla do të bëhen nga vetë qytetarët./shenja

https://youtu.be/ywA6fKFa6J8