Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan kanë biseduar të hënën për “bashkëpunimin e vazhdueshëm” në Siri përderisa forcat amerikane kanë filluar tërheqjen nga ky konflikt, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Trump ka thënë se dëshiron të punojë me Turqinë, për të adresuar shqetësimet e Ankarasë në Sirinë verilindore, si dhe theksoi se Turqia ,nuk duhet të keqtrajtojë kurdët dhe grupet tjera “me të cilët kemi luftuar për të mposhtur Shtetin Islamik” ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders./rel