Kryeministri Edi Rama është betuar sot në Presidencë, edhe si ministër i Jashtëm.
Ceremonia ka qenë shumë e shkurtër dhe Rama është larguar menjëherë.
Nga sa shihet edhe nga video e siguruar nga TemA, Rama ka qenë i zymtë dhe aspak miqësor me Metën, ndërkohë që ky i fundit përpiqet t’i buzëqeshë.
Shkak për këtë është bërë mos-dekretimi i Metës, i kandidatit të propozuar nga Ramna, Gent Cakaj.
Meta do të paditet shumë shpejt në Gjykatën Kushtetuese, e cila sapo të dalë nga ngërçi ku është future, do të japë një përgjigjie për veprimet e presidentit.