WhatsApp-it do të limitojë numrin e mesazheve që një përdorues mund të bëjë forward, si përpjekje për të ndaluar keqkuptimet dhe thashethemet, thanë përfaqësues të kompanisë.
“Ne po imponojmë një limit prej pesë mesazhesh në të gjithë botën që nga sot”, tha Victoria Grand, nënkryetare për politikën dhe komunikimet në WhatsApp, të hënën në kryeqytetin e Indonezisë.
Para këtij ndryshimi , një përdorues i WhatsApp mund të dërgonte një mesazh forward tek 20 individë ose grupe. Kjo masë do të zgjerohet globalisht, dhe pse nisi në Indi në korrik, ku përhapja e thashethemeve nëpërmjet whatsApp-it çoi në disa vrasje./Opinion.al
Burimi: CNBC