Ballina Argëtim Showbiz Era Rusi: Disa artistë e kanë degraduar muzikën, shesin vetëm fizikun

Era Rusi: Disa artistë e kanë degraduar muzikën, shesin vetëm fizikun

Në një intervistë për “Prive”, këngëtarja Era Rusi foli ndër të tjera mbi funksionimin e tregut muzikor në vend. Sipas saj disa artistë shqiptarë e kanë degraduar muzikën dhe shesin vetëm fizikun. Gjithsesi Era shtoi se artistët e vërtetë i rezistojnë kohës dhe tregut.

“Unë kam një mendim komplet ndryshe nga se si funksionon tregu sot. Natyrisht, edhe nëpër botë kemi artistë, performues shumë të mirë, por që këndojnë live. Kemi gjithashtu performues shumë të mirë si J.Lo ose Beyonce që përveçse janë të bukura fizikisht, japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë tek njerëzit dhe përcjellin mirësi.”- u shpreh Era për t’i krahasuar me çfarë ndodh sipas saj me artistët tanë.

“Ndryshe nga disa prej artistëve tanë. E kanë degraduar muzikën deri në atë farë feje sa ajo që shesin është thjesht fiziku. Mendoj që kjo deri diku ka një limit, çdo gjë e bukur ka një afat kohor. Mendoj se artistët e vërtetë janë ata që janë ende në treg.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews