117 emigrantë që tentonin të kalonin Mesdheun, rezultojnë të zhdukur. Kështu ka bërë me dije Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, IOM, një ditë pas tre persona nga i njëjti grup kanë arritur te shpëtojnë.
“Sipas tregimit te emigrantëve të mbijetuar, në bordin e barkes se mbytur kanë qenë 12o persona. Pra janë 11 persona të humbur, mes të cilëve edhe 10 gra dhe dy fëmijë, një prej te cilëve vetëm 2 muajsh”, ka shkruar në tuiter Flavio Di Giacomo, zëdhënësi i IOM, i cili shton se shumë nga emigrantët ishin nga Afrika e Veriut, por të mbijetuarit kanë treguar se mes tyre ishin edhe 40 persona nga Sudani.
Ndërkohë, sikurse bën me dije Euronews, sipas një deklaratë të autoriteteve italiane të lundrimit zhytja e varkës së vogël është dalluar fillimisht pasditen e së premtes nga një patrullë ajrore, që ka hedhur dy komerdare shpëtimi në ujë.
Më pas u dërgua një helikopter që arriti të shpëtonte vetem tre persona, duke nxjerrë njërin nga uji dhe dy të tjerët nga komerdaret e shpëtimit. Ata u dërguan në një spital në Lampedusa, për shkak të hipotermisë së rëndë. / M. B