Aksidenti në punë ka qenë fatal për 28 vjeçarin nga Gostivari. Ai po punonte në punishten e mobilerisë në fshatin Banjicë e Poshtme.
Siç informojnë nga MPB, incidenti ndodhi në orët e pasdites të ditës së djeshme, ndërsa 28-vjeçari po punonte me makinerinë e prerjes, e cila ia kapi gishtat e doreës së djathtë, transmeton Tetova News.
Pas incidentit, ai u dërgua në klinikat e Shkupit
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews