Prokuroria themelore ka nisur konsultimet me të gjithë faktorët relevant për të gjetur shkaqet e aksident tragjik nga i cili humbën jetën 15 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.
Do të merren në pyetje pasagjeret që mbijetuan, vozitësi si dhe dëshmitarët nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, inspektorë të fushave të ndryshme dhe prokurorë kanë qëndruar me orë të tëra në hapësirat e “Durmo Turs” në Gostivar.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg