Ballina Aktualitet Lajme Treni doli nga shinat në Gostivar, 30 pasagjerë shpëtuan mrekullisht (VIDEO)

Treni doli nga shinat në Gostivar, 30 pasagjerë shpëtuan mrekullisht (VIDEO)

30 pasagjerë shpëtojnë pa lëndime, treni i cili doli nga binarët në Gostivar është prodhuar para dyzet vitesh.

Treni i linjës Kërçovë – Gostivar, mëngjesin e sotëm ka dalë nga binarët. Deri te dalja e tij, ka adhur si pasojë e goditjes së një guri të madh i shkëputur nga shkëmbinjtë mes fshatit Sërmovë dhe Llakavicë, raporton Flaka nga vendi i ngjarjes.

Në tren ka pasur rreth 30 pasagjerë, të cilët fatmirësisht kanë përfunduar pa lëndime. Ky vend përbën rrezik të madh për trenat, prandaj rekomandohet hulumtim dhe intervenim në terren, pasi edhe kohë më parë për shkaktë shembjeve shkëmbore, në afërsi, një tren tjetër dolinga binarët.

Pas denoncimit, në vendine ngjarjes kanë dalë ekipet inspektuese, ndërsa siçdëshmojnë edhe banorët e parë që kanë mbëritur nëvendngjarje, pasagjerët me një tren me vetëm njëvagon janë dërguar në Gostivar, transmeton Flaka

Këtë e konfirmon Vazi Mustafi, i cili pikërisht ku ka ndodhur aksidenti trenit, ka vilën e tij.

“Drejtuesi i trenit, më tha se nga goditja me gurinshkëmborë, pjesa e parme e trenit, i është ngritur dheka dalë nga binarët. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhepara dhjetë viteve në afërsi të vendit ku ndodhi dalja e sotme e trenit. Shkaqet kanë qenë të ngjashme”, thotë Mustafi.

Rreziqet e shembjes së shkëmbit, nga i cili kishte rënëguri që kishte shkaktuar aksidentin e trenit, ishin të mëdha.

Sidomos tani kur toka ka lagështi. Spire Najdeski nga kontrolli i brendshëm i Hekurudhave të Maqedonisë thotë se e gjithë kjo pjesë përbën rrezik, prandaj sugjeron me ndihmën e ekspertëve terreni tësigurohet.

“Nuk e dij i cilit vit është treni, por mund të them se treni është nisur në kohë nga Kërçova dhe ka ndeshurnë shkëmb nga rëshqetje të dheut, por për fat të mirë nuk kemi të lënduar. Dëmi duhet të përcaktohet pas përfundimit të hetimit. Këtu ka ndodhur edhe në tëkalurën të ketë shkëputje shkëmbinjshë, para dhjetë viteve ka pasur një rast të tillë. Vendi është i tillë dhendodh të shkëputen gurë nga shkëmbinjtë. Vlerësimi ynë është që, ato pjesë ku ka gurë, të sigurohen me mekanizëm më të mirë dhe me ekspertë, të largohenato shkëmbinjë të rrezikshëm. Që të bëhet kjo, duhet i gjithë terreni të kontrollohet dhe pastaj të merren masa”, shprehet ai.

Prodhimi i trenit të aksidentuar mendohet të jetë i para 40 viteve, ndërsa kontrollin e fundit të revizionit e kishte bërë në vitin 2008 në Veles. Flaka

Artikulli paraprakAksidenti, ende nuk zbardhen shkaqet (VIDEO)
Artikulli tjetër“ALTERNATIVA”, EMRI I PARTISË SË AFRIM GASHIT (VIDEO)