Ballina Aktualitet Lajme “ALTERNATIVA”, EMRI I PARTISË SË AFRIM GASHIT (VIDEO)

“ALTERNATIVA”, EMRI I PARTISË SË AFRIM GASHIT (VIDEO)

Partia e Afrim Gashit prej sot do të mbaj emrin Alternativa. Vendimi është sjellë nga Kuvendi Qendror i partisë, në mbledhjen që është mbajtur dje. Skender Rexhepi nga kjo parti tha se, partia solli një vendim të tillë pasi që, çështja e pronësisë së Lëvizjes Besa po sillet tashmë një vit nëpër gjykata dhe detyrimet politike që i parashtrohen partisë nuk e lejojnë luksin e pritjes.

Skender Rexhepi, Alternativa

“Ndërkaq, për vendimin e dytë Kuvendi Qendror vendosi që organizata politike autoktone, autonome dhe autentike, e cila është pranë autorëve të saj burimor dhe pronarëve të saj ideor, ideologjik dhe legjitim, tash e tutje të quhet Alternativa, duke u shkëputur kështu nga kurthi në të cilin kanë dashur ta fusin kundërshtarët e saj politikë dhe argatët e tyre. Në këtë mënyrë Alternativa do të vazhdojë ta ndjekë kursin e saj tradicional politik, atë që e kanë ndërtuar projektuesit e saj, t’i përfaqësojë strukturat e saj besnike dhe të vazhdojë ta bëjë betejën për vlerat në të cilat ajo beson dhe për të cilat angazhohet”.

Rexhepi më tej theksoi se do të vazhdojnë betejën juridike për çështjen e pronësisë dhe për këtë kanë autorizuar sekretarin e përgjithshëm.

https://youtu.be/P09msSAehuE

Skender Rexhepi, Alternativa

“Kuvendi Qendror, njëzëri, mori vendim që: Kërkimi i drejtësisë të vazhdojë në instanca të tjera derisa drejtësia të vendoset plotësisht dhe mashtruesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Të ndryshojë emri i subjektit politik dhe mos të mbetemi akoma peng i këtij kontesti juridik në përmbushjen e detyrimit tonë programor. Në frymë të kësaj Kuvendi Qendror e autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që ta organizojë përpjekjen për betejën e mëtejme juridike deri në arritjen e plotë të drejtësisë”.

Ai tha se partia nuk ka bërë ndryshime në strukturën e saj, por ndryshimi i emrit bëhet me qëllim që të shmnagen bllokimet juridike që bëhen nga instancat gjyqësore dhe se, kryetar i partisë mbetet Afrim Gashi. Teuta Buçi /SHENJA/

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews