Aksidenti në Llaskarcë, tre pacientë ende në gjendje kritike. Siç njoftojnë nga ministria e Shëndetësisë, për momentin, në spitalin “8 shtatori” të hospitalizuar janë 18 pacientë. Tre prej tyre janë ende në gjendje kritike, ndërsa 15 të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient gjatë ditës së djeshme është lëshuar për shërim shtëpiak.
Në Qendrën Klinike në Shkup, 6 pacientë janë të hospitalizuar, nga ku 3 janë në Klinikën për Anestezi, Rianimacion dhe Shërim Intensiv, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje stabile shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë shton se pacienti i cili është në Klinikën për kirurgji torakale dhe pacientja shtatzënë, që gjendet në Klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë, gjithashtu janë në gjendje shëndetësore stabile.
Në aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetvoë në Llaskarcë kishte 15 viktima dhe dhjetëra të lënduar.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror
- SNOBIZMI
- OnlyFans, si arriti “industria” erᴏtike t’u shpërndajë modeleve 5 miliardë $ në vit
- Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe e stacione autobusësh
- Ç’po ndodh/ Çfarë është kjo bombë të nxehti që ka goditur Europën
@tetovanews
@tn.lajmelokale