Të tjera hije dyshimi vazhdojnë të përndjekin zhdukjen e futbollistit Emiliano Sala.
Pas afro 2 javësh kërkimesh, një mbetje e avionit me të cilin futbollisti po udhëtonte u gjet në fund të Kanalit të La Manshit, teksa një trup shihet në imazhet e kapura nga një mjet nënujor në rrënojat e avionit, por nuk është identifikuar ende nëse bëhet fjalë për Sala.
Ndërkohë, një mik i tij ka dhënë për mediat e huaja një deklaratë shokuese, i cili dyshon se bëhet fjalë për vrasje dhe se Sala është detyruar që të hipë në atë avion.
“Ekziston një e vërtetë e madhe pas gjithë kësaj dhe kjo është se ka një keqbërës. Sepse Emiliano kurrë nuk vendosi të fluturojë me atë aeroplan. Këto janë të gjitha detyrime që dikush i pranon si një lojtar profesionist. Emiliano u detyrua të hipte në atë avion”, u shpreh Maksimiliano Duarte.