Të dielën më 17 shkurt, Pakistani dhe Arabia Saudite nënshkruan një sërë marrëveshjesh investimi me vlerë 20 miliardë dollarë.
Krerët e të dy vendeve raportuan se nënshkruan shtatë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi duke shpresuar se këto marrëveshje do ta mënjanonin Pakistanin nga një krizë e madhe financiare.
Një nga marrëveshjet e nënshkruara është rafineria në Arabinë Saudite e drejtuar nga Aramco në portin pakistanez të Gwadar dhe marrëveshja thuhet se vlerësohet në 10 miliardë dollarë.
Përveç kësaj, Rijadi kishte rënë dakord gjithashtu për të siguruar 6 miliardë dollarë. 3 miliardë dollarë ndihma dhe 3 miliardë dollarë të tjera në pagesa të shtyra për importin e naftës.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg