Ballina Diaspora Digjet banesa, humbin jetën dy të rinj shqiptarë në Belgjikë (Emrat+Foto)

Digjet banesa, humbin jetën dy të rinj shqiptarë në Belgjikë (Emrat+Foto)

Fund tragjik për dy shqiptarë në Belgjikë. Mësohet se ata kanë humbur jetën në Belgjikë, pasi një zjarr përfshiu banesën e tyre.

Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të vdekur dy të rinj, Pelivan Hysaj (24 vjeç) nga Berati dhe Venedik Pirushi (23 vjeç) nga Durrësi.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur ditën e premte.

Shkaku i zjarrit që përfshiu banesën ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.

@tn.lajmelokale
@tetovanews