Arjeta Veliu, që padrejtësisht u largua nga puna para pesë vitesh, pritet që së shpejti të kthehet në punë. Alsat mëson se sensibilizimit të, drejtoresha e Shkollës Ekonomike të Tetovës Ramie Kurtishi, brenda javës ka pasur dy takime me Ministrin e Arsimit Arbër Ademi, nga i cili është urdhëruar që të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme dhe ta kthejë Arjetën në punë, raporton Alsat M.
Në të kundërtën, përmes një dokumenti Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ia ka bërë me dije drejtoreshës se sipas Kodin Penal për çdo mos respektim të vendimit gjyqësor mund të dënohet edhe me burg.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ju njofton se në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë, mos zbatimi i aktvendimit gjyqësor të plotfuqishëm do të thotë vepër penale për të cilën janë paraparë dënim me para ose me burg, për çka të gjitha institucionet duhet të veprojnë në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme, në korniza të kompetencave ligjore – njoftojnë nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës.
Sipas burimeve të Alsat, tani drejtoria e shkollës duhet të paraqes Arjetën në Entin për Punësim dhe t’i sigurojë të njëjtës numrin e nevojshëm të orëve, e më pas edhe ta kthej në vendin e saj të punës, por edhe të dëmshpërblehet për të gjitha vitet sa ka mbetur pa punë. Drejtoresha e Shkollës Ramie Kurtishi, as me shkrim siç kërkon ajo, nuk iu përgjigj në pyetjet e Televizionit Alsat, se si do të veprojë pas takimit me Ministrin e Arsimit.
Arjeta u largua nga puna në kohën kur kishte marrë vendim pune. Ajo beson se shkaqet kanë qenë orientimi i saj politik, i kundërt me atë të drejtoreshës. Vendimet gjyqësore në favor të Arjetës, nuk e penguan drejtoreshën që të mos e pranojë kthimin e Arjetës në punë. Drejtoreshës nuk i mjaftoi vendimi i parë i Gjykatës Supreme, i cili e obligonte kthimin e Arjetës në punë, andaj kërkoj rishqyrtim të rastit, i cili u hodh poshtë. Drejtoresha u dënua dy herë me para për moszbatim të vendimit gjyqësorë. Ndërsa së fundmi, edhe Prokuroria e Tetovës e ndjek penalisht drejtoreshën Kurtishi për moszbatim të vendimit gjyqësor.