Ajo është një prej këngëtareve të mëdha të momentit. Kështu që nuk është surprizë që Dua Lipa ishte një nga të ftuarat e para-mbrëmjes muzikore të ‘Grammy’-t në NoMad.
Këngëtarja shqiptare i mahniti të gjithë me stilin e saj të veshjes në Los Angeles. 23-vjeçarja dukej tejet tërheqëse e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, dhe një xhaketë bojë hiri.
Më vonë mbrëmja ka vazhduar në Muzeun e Hammerit, ku Dua dukej ndryshe me veshjen e saj të dytë.
Grimi i saj i lehtë dhe sytë e lyer me ngjyrë të kuqe, i dhanë asaj një pamje sa joshëse, aq edhe të frikshme.
Lipa u pa e vetmuar në mbrëmje, teksa pranë saj nuk ishte i dashuri, Isaac Carew. Të dielën, ajo do të jetë pjesë e mbrëmjes më të madhe muzikore ‘Grammy Awards”, kupret të shpërblehet edhe me çmim.
Ajo konkurron në kategoritë “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”.