Ballina Argëtim Kuriozitete Gruaja blen arkëmortin e saj! (FOTO)

Gruaja blen arkëmortin e saj! (FOTO)

Një grua ka publikuar foton e saj teksa është brenda një arkëmorti edhe pse ajo është shëndoshë e mirë. Zodwa Wabantu, një personalitet i medias në Afrikën e Jugut, ndau në rrjetin social Instagram një foto e cila shkakoi konfuzion dhe debat të madh mes ndjekësve të saj.

Ajo shkruan: “Vdekja! Shoqëria ka frikë të flasë për vdekjen, të gjithë do vdesim një ditë, dhe unë bëra një zgjedhje për të blerë arkëmortin tim gjallë” që kushtoi 8540 Paund.

Megjithëse vendimi i saj për të blerë arkëmortin mund të duket i çuditshme, por ajo ka një arsye pse e ka bërë këtë veprim.

Duke folur për “TimesLive”, Zodwa shpjegoi se kur nëna e saj vdiq ajo u varros në një arkivol të lirë dhe ajo nuk donte të njëjtën gjë për vete.

“Kur e varrosëm nënën time, përveç dhimbjes isha shumë e trishtuar, pasi ajo u vendos në një arkivol të lirë”.

Ajo shtoi se ajo nuk do të donte që familja e saj dhe sidomos djali të duhej të shpenzoni para për arkivolin e saj, kur të vdiste, që kështu mendoi ta blinte vete./tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews