Ballina Aktualitet Lajme Xhaferi shpall zgjedhjet presidenciale, raundi i parë më 21 prill (VIDEO)

Xhaferi shpall zgjedhjet presidenciale, raundi i parë më 21 prill (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot shpalli zgjedhjet presidenciale, kurse së bashku me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe ato lokale për komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.

https://youtu.be/Tw-ywOZVNb0

Nënshkrimi i Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale
në Kabinetin e Kryetarit. 

08.02.2019

Qeveria dhe opozita vazhdojnë të taktizojnë me kandidatët për president.

Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët.

Kongresi i LSDM-së është caktuar për 3 mars, ndërsa në garë për kandidat partiak mbeten katër emrat për të cilët aktualisht janë duke u zhvilluar anketa të brendshme, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska.

Në rast se shumica parlamentare nuk arrin marrëveshje për kandidat të përbashkët, LSDM-ja do të garojë me kandidat partiak i cili do të mbështetet edhe nga PDSH-ja.

BDI do të garojë e vetme, kurse Besa e Bilall Kasamit insiston në kandidat të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa Besa e Afrim Gashit akoma shqyrton modalitetet.

https://youtu.be/tGt_m18K8kM

VMRO-ja opozitare para disa ditëve publikoi emrat e kandidatëve për president, në listë janë emrat e: Nikita Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija dimovski, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski.

Nëntë kandidatët e paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së për president, kanë filluar me promovimin e programeve të tyre para qytetarëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews