Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër 29-vjeçarit I.S dhe 17-vjeçarit A.S., që të dy nga Kumanova, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale ‘grabitje”.
Më datë 30 janar 2019, rreth orës 16, të dy të akuzuarit kanë kryer grabitje në shtëpinë e babait të tyre 65-vjeçar me inicialet R.S., në rrugën “Dragi Shutevski”, ku kanë marrë 20 mijë dollarë dhe 400 mijë denarë./TetovaNews