Ballina Kronika EMRI/ Ishte live në Facebook, shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident...

EMRI/ Ishte live në Facebook, shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident (VIDEO)

Një shqiptar nga Hasi i Prizrenit ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Hungari.

Beg Morina, 45-vjeç, ishte live në “Facebook”, por pikërisht në këto momente ai ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.

Miqtë dhe shokët janë tronditur teksa kanë parë “live” humbjen e jetës së Morinës. Ai punonte prej vitesh si picier në Hungari, ndërsa pas ka lënë dy fëmijët dhe gruan.

Makina e tipit ‘Mercedes’ raportohet se ishte në shpejtësi të madhe dhe në afërsi të një rrethi, kishte humbur kontrollin për të dalë tërësisht nga rruga.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë. Ndarja nga jeta e të ndjerit është konfirmuar edhe nga të afërmit e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime.

https://youtu.be/7rs9GRsxa_o

@tn.lajmelokale
@tetovanews