Ballina Aktualitet Lajme Ahmeti: Nuk ka krizë, nesër takohem me Zaevin (VIDEO)

Ahmeti: Nuk ka krizë, nesër takohem me Zaevin (VIDEO)

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, mohon të ketë përçarje mes partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM-BDI. Ahmeti tha se mund të këtë vetëm dallime në pika që nuk e cenojnë as integritetin as moralin e asnjërës pale. Madje, Ahmeti paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve për kandidatin e mundshëm për president. Ai tha se për këtë qëllim nesër do të takohen me kryeministrin Zoran Zaev.

Jam i mendimit që kjo çështje do të marrë epilog. Nesër kam takim me kryetarin e LSDM-së z. Zoran Zaev për ti dhënë kahe këtij problemi, kësaj çështje jo të parëndësishme, shumë me rëndësi për vendin- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sipas Ahmetit, zërat se LSDM-ja mund të vendos që të qëndrojë në Qeveri edhe pa BDI-në, janë shumë të gabueshëm.

Nëse mbahet pa BDI Qeveria atëherë do të kisha thënë që bënë shumë gabim. Kjo mund të jetë deklaratë e një anëtari të LSDM-së apo një funksionari të LSDM-së i cili nuk ka përgjegjësinë e misionit të madhe historik që ka Republika e Maqedonisë së Veriut. Unë në këtë situatë kam përgjegjësi përpara qytetarëve- tha Sinkron: Ali Ahmeti.

Ahmeti komentoi edhe mos-heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski, duke e arsyetuar vendimin me rregulloren e Kuvendit. Ai tha se në këtë rast faji nuk është i askujt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews