Mbrëmjen e së premtes ka ndërruar jetë një tjetër nga të plagosurit e aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 15 numrin e vikimave. Sipas mjekëve, 40-vjeçari kishte probleme me frymëmarrjen.
Gjatë natës ka ndërruar jetë edhe një pacient i cili kishte qenë në gjendje kritike ditëve të kaluara. Bëhet fjalë për një 40 vjeçar i cili ka pasur probleme me frymëmarrjen – kanë konfirmuar nga Qendra e Urgjencës në Shkup. Me këtë numri i viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është rritur në 15. Të lënduarit tjerë edhe mëtej vazhdojnë të mjekohen në qendrat e spitalit në vend, disa prej tyre që kanë patur lëndime më të vogla, ishin lëshuar për mjekim shtëpiak.
https://youtu.be/j-CIbH-z1Ms
Sot në mëngjes ka ndërruar jetë, një nga të lënduarit në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, me çka numri i viktimave rritet në 15. Siç kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për Ferdi Kaso – 39 vjecar nga Gostivari, i cili me lëndime të rënda ishte trajtuar në Klinikën për mjekim intensiv në Shkup.
“I aksidentuari kishte marrë lëndime të rënda trupore në krahëror dhe mushkëri dhe menjëherë është transferuar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Por, për shkak të seriozitetit të lëndimeve qysh natën kritike ishte transferuar në Klinikën për mjekim intensiv. Ndaj tij, natën që ishte transferuar, ishin kryer dy intervenime kirurgjikale, për shkak të gjakderdhjes nga mushkëritë. Fatkeqësisht për shkak të seriozitetit të lëndimeve, sot në mëngjes ka ndërruar jetë” – thuhet në një komunikatë.
Në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë, në vendngjarje, humbën jetën 14 persona, derisa shumë të tjerë ishin shpëtuar nga popullata lokale. Ata janë hospitalizuar në Klinikat e Shkupit. Disa prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike./abcnews.al
- Bandat kriminale pushtojnë minierat e arit në vendin afrikan, shteti u shpall luftë
- Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?
- Eleminoni domatet nga dieta juaj nëse keni këto probleme shëndetësore
- I zuri orteku poshtë, dy skiatorë humbasin jetën
- Zgjerohet hetimi për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, padi edhe ndaj Artan Ajrulit nga Kumanova
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg