Me shumë dhimbje e përjetuam lajmin tronditës për aksidentin tragjik që mori jetën e Mahir Abazit (33 vjeçar) nga fshati Çellopek -Komuna e Bërvenicës (Nipi i Kryetarit).
Zemrat dhe mendjet tona janë përkrah familjarëve të Mahir Abazit.
I ndjeri një periudhë ka qenë edhe puntorë i dalluar i ndërmarjes komunale.
U prefshë në paqë dhe të qoftë i lehtë dheu,
Ngushëllime të sinqerta familjes Abazi dhe qytetarëve të fshatit Çellopek nga kryetari i komunës z.Enver Pajaziti, këshilli komunal, administratat dhe gjithë banorët e komunës së Bërvenicës, për humbjen e madhe dhe të rëndë që pati sot fshati Çellopek në veçanti dhe Komuna e Bërvenicës në përgjithësi.
Varimi i të ndjerit do të bëhet sot 19.02.2019 në ora 16:00 në varezat e fshatit Çellopek.
Punëtori i ndërtimtarisë M.A. (33) nga fshati Çellopek i Tetovës ka humbur jetën dje në objektin i cili është në ndërtim e sipër në rrugën e “Londrës” në Shkup.
Objekti po ndërtohet nga firma në pronësi të G.H. (54) nga Reçica e Vogël.
Sipas Ministrisë së Brendshme, dje në orën 15:00, SPB-Shkup është njoftuar se derisa M.A. po ngarkonte shufrat e çelikut në vinç, shufrat e çelikut janë liruar nga një lartësi prej rreth dy metra dhe kanë shkaktuar humbjen e jetës të M.A.(33).
Këtë e ka konstatuar mjeku i ndihmë së shpejtë, me urdhër të prokurorit Publik trupit është dorëzuar për autopsi. /alsat/
- Tragjedi në Egjipt! Mbytet varka turistike me britanikë, spanjollë, gjermanë, amerikanë, sllovakë, zviceranë, belgë, polakë, norvegjezë, irlandezë, finlandezë dhe kinezë,17 persona të zhdukur, 28 u shpëtuan (VIDEO)
- I ngacmoi motrën 14-vjeçare, qëllon me thikë për vdekje hoxhën e fshatit
- SPB e Tetovës i shpallë luftë krimit brenda policisë
- Adnan Azizi: Ali, a e vizitove diasporën derisa ishe në pushtet 22 vjet?!
- Ish-presidenti ukrainas Poroshenko i bëri thirrje botës të zgjohet: Lufta e Tretë Botërore ka filluar
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg