Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Duseldorf të Gjermanisë.
Kelmendi ka mposhtur me ippon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.
Lajmin për fitoren e Kelmendit e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka në një postim në rrjetin social, Facebook.
“E artë!”, ka shkruar mes tjerash Kuka në Facebook.