Shteti kinez nuk respekton liritë fetare, detyron myslimanët të shkelin parimet bazë të fesë së tyre, transmeton Gazeta Metro.
Disa mysliman të Kinës janë detyruar të bëjnë disa gjëra të cilat janë kundër fesë së tyre. Kështu ata po detyrohen të hanë mish derri dhe të pinë alkool, gjëra këto të cilat janë të ndaluara për myslimanet e fesë myslimane.
Po ashtu, të gjitha xhamitë kineze janë detyruar të vendosin flamur kombëtar në oborrin e tyre për të ‘nxitur frymën e patriotizmit’ ndërmjet myslimaneve. Këto veprime vinë pasi Partia Komuniste e Kinës kërkoi të forcojë kontrollin e saj mbi fenë.
Po ashtu, xhamitë në Kine duhet gjithashtu të shfaqin publikisht informacione mbi ‘vlerat thelbësore socialiste’ të partisë dhe t’i shpjegojnë ata të devotshëm nëpërmjet shkrimit islam. Shoqata Islame e Kinës është një organ i lidhur me qeverinë dhe ka fuqinë e vetme për të akredituar imamët./gazetametro.net