Ballina Aktualitet Rajoni Kuvendi shqiptar ratifikon pa asnjë votë kundër protokollin për Maqedoninë e Veriut...

Kuvendi shqiptar ratifikon pa asnjë votë kundër protokollin për Maqedoninë e Veriut në NATO (VIDEO)

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami shkruan Tch.

“Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht. Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedoninë e veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëshmitar i miqësisë së vërtetë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor. Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për t ë gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përkushtim”, tha Xhaferri.
https://youtu.be/ZsYkcd-KaS0

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg