Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare në SHBA, ku sot ishte i ftuar nderi në në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, senatori Jim Inhofe. Teksa foli për sfidat e rajonit të Ballkanit, Meta kërkoi që SHBA dhe BE të dalin garante të një marrëveshje paqeje Kosovë-Serbi, që nuk parashikon shkëmbime territoresh në rajon.
Ndërkohë në mbrëmje, Presidenti ka shfrytëzuar një portim në Tëitter për të treguar se ka ndezur në takimet e tij në SHBA dritën e kuqe të alarmit për rritjen e ndikimit rus në rajon.
“Zvogëlimi & mungesa e koordinimit të efektshëm të #USA + #EU & të përfshirjes së tyre në #Ballkan, mund të krijojë një vakum që do të rriste praninë e #Rusisë dhe aktorëve të tretë në rajon”, shkruan Presidenti.
Sipas Kreut të Shtetit moskoordinimi BE-SHBA i ka lënë hapësirë aktorëve të tretë për të shtrirë tentakulat në Ballkan.
Zvogëlimi & mungesa e koordinimit të efektshëm të #USA🇺🇸 + #EU🇪🇺 & të përfshirjes së tyre në #Ballkan, mund të krijojë një vakum që do të rriste praninë e #Rusisë dhe aktorëve të tretë në rajon. pic.twitter.com/owgjHvJ2UU
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) February 5, 2019