Portrete të Leninit të varuara në mure, në sfondin e muzikës ushtarake sovjetike, zyra të agjentëve të KGB-së të rikonstruktura me një finesë të hollë.
Mirë se vini në muzeun e ri njujorkez kushtuar shërbimit sekret të BRSS-së, që rijetëson Luftën e Ftohtë në zemër të Manhatanit!
Specialiteti kryesor i këtij muzeu, i konceptuar nga historiani lituanez, Julius Urbaitis, janë teknologjitë më të avancuara të përdorura nga shërbimet sekrete të Bashkimit Sovjetik, raporton ata.
Holli i madh i ekspozitës, në 14 Street, përfshin rreth 3 500 objekte origjinale, që Urbaitis, 55 vjeç, shprehet se mund të krahasohen pa frikë me 30 vite kërkime në mbarë botën.
Dhjetëra kamera dhe aparate fotografike të konceptuara nga KGB për t’u fshehur në kopsa, rripa pantallonash apo aksesore të tjerë veshjesh, mikrofona miniaturë, një vend për fshehjen e dokumenteve të futura thellë në shuajt e këpucëve.
Mund të gjejmë gjithashtu edhe një kopje të “çadrës bullgare”, çadrës-pistoletë që lëshoi helmin, në vitin 1978 në Londër, për vrasjen e disidentit bullgar, Georgi Markov, një nga episodet emblematike të Luftës së Ftohtë.
Apo duke shkuar më tej një vulë gjigante amerikane, një dhuratë për ambasadorin amerikan Averell Harriman në 1945 nga një grup nxënësish, me një mikrofon të vogël brenda që punonte me energji elektromagnetike, teknologji pioniere në atë periudhë.
E marrë me vete në Ambasadën amerikane në Moskë, ajo u mundësoi sovjetikëve të dëgjonin për vite me radhë bisedat që zhvilloheshin në ambasadë.
Dekore të asaj periudhe
Muzeu propozon një shëtitje në universin e një bote sovjetike, sot të zhdukur, në sajë të kujdesit dhe ndryshimeve që i janë bërë dekorit: E pasur në mobilje, uniforma, libra dhe objekte të vogla të përdorura nga agjentët sovjetikë, duke nisur nga broshura e vogël e agjentit “çekist” (Cheka ishte paraardhësja e KGB), vijuar me cigare ruse ose filxhanë çaj, deri tek telefonat dhe makinat e shkrimit.
Për ata që mund t’i ofrojnë vetes një vizitë me ciceron hyrja kushton vetëm 25 dollarë për të rriturit, vizita me guidë 43,9 dollarë, cicëronët janë rusofonë të vërtetë si Sergei Kolosov, ish-detektiv për policinë e Shën Petërburgut, i cili ka përdorur disa prej këtyre objekteve