Ka zgjatur rreth 3 orë protesta e sotme e opozitës para Parlamentit, ndërsa nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Goma të djegura, tymuese, shashka dhe gaz lotsjellës ishte panorama që shoqëroi protestën e sotme.
Policia hodhi vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët riktheheshin sërish dhe në disa raste kanë tentuar të cajnë kordonin me qellim hyrjen në Parlament, aty ku zhvillohej seanca plenare.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”. Pas mbylljes së seancës plenare, është mbyllur edhe protesta e opozitës. Gjatë fjalës së tij para simpatizantëve tek selia e PD, Lulzim Basha akuzoi policinë se ushtroi dhunë dhe paralajmëroi mosbindje civile nga jugu në veri.
https://youtu.be/VT5U2YqBaX4
https://youtu.be/o8dy-GlVPM4
https://youtu.be/qcfICl6VwO0
- Goditja nga nxehtësia/ Mjekët paralajmërojnë për simptomat më pak të njohura dhe mënyrat për t’u mbrojtur!
- Europa përfshihet nga një valë nxehtësie që po kalon nga Perëndimi në Lindje, viktima në Francë, Spanjë dhe Itali
- P*rdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, babai monstër pranon abuzimin s*ksual në Gjykatë! Nga ekspertiza u vërtetua se ka kryer disa herë marrëdhënie me të bijën
- Dalin mesazhet tronditëse të Feros ndaj ish-bashkëshortes së tij, e kërcënonte se do e dhunonte sek*ualisht dhe do e vriste në mënyrë makabre: Për çfarë i ke lyer buzët, do ta nxjerr shpirtin, do të vras
- Seanca e fundit e Parlamentit, nesër deputetët votojnë ligjet e mbetura! Kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator
@tetovanews
@tn.lajmelokale