Ballina Kronika Aksidenti në Zvicër ia mori jetën shqiptarit 35-vjeçar, flasin familjarët e tij

Aksidenti në Zvicër ia mori jetën shqiptarit 35-vjeçar, flasin familjarët e tij

Të martën rreth orës 01:30 minuta, babai i katër fëmijëve, 35 vjeçari, Rrustem Alaj ndërroi jetë në Zvicër. Dyshimet e para janë se gjatë vozitjes pësoi sulm në zemër.

Derisa po kthehej në shtëpi nga puna, Alaj, për arsye ende të paqarta, del nga rruga dhe rrotullohet shumë herë deri në 180 metra largësi.

“Të martën e 26 shkurtit, pak para orës 01:30, ka qenë një udhëtar në rrugën ‘Krumbachstrasse’, në një kthesë të gjatë në të majtë u ndryshua rruga e automjetit për arsye të paqarta dhe del nga rruga. Vetura u rrotullua shumë herë deri në 180 metra. Udhëtari ishte një 35-vjeçar që gjatë rrotullimit të veturës ka dalë nga automjeti dhe aty i ka marrë lëndimet më të mëdha”, thuhet në shkrimin e Gazetës zvicerane 20 min.

Familjarja e tij, Valbona Zeqiraj i ka thënë medias se kanë marrë vesh për rastin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve që kanë, dyshimet e para të hetuesisë në Zvicër janë se i ndjeri kishte pasur sulm në zemër në momentin që ndodhi aksidenti, pasi që, nuk flitet për ndonjë tejkalim të shpejtësisë, apo përplasje me ndonjë veturë.

“Ka ora 1 e mesnatës ka ndodhur rasti, ai ka dal nga rruga është rrokullisur nga rruga por nuk e ka goditur askënd. Mjekët kanë mbet me e bo konfirmimin a ka pas sulm në atë moment”, thotë Zeqiraj, duke shpjeguar se i ndjeri po kthehej në shtëpi kur ndodhi rasti.

Rasti i Rrustemit është i treti i rast tragjik që ka ndodhur për pak vite.

Në vitin 2014’të atij i kishte vdekur axha në një aksident me veturë, ndërkaq, djali i axhës së tij, Atdhe Zeqiraj në moshën 18-vjeçare kishte vdekur po në një aksident në Gjermani.

“Ka qenë djalë shumë bujar dhe shumë human, një djalë shumë i zoti, i edukuar dhe i dashur”, thotë vajza e hallës së tij.

Trupi i tij do të kthehet në vendlindje nesër gjatë ditës, ndërkaq, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenovc të Deçanit.

35-vjeçari ka lënë prapa katër fëmijë dhe gruan, me të cilët jetonte në Zvicër.

https://youtu.be/7rs9GRsxa_o

@tn.lajmelokale
@tetovanews