Ka zgjatur rreth 3 orë protesta e sotme e opozitës para Parlamentit, ndërsa nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Goma të djegura, tymuese, shashka dhe gaz lotsjellës ishte panorama që shoqëroi protestën e sotme.
Policia hodhi vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët riktheheshin sërish dhe në disa raste kanë tentuar të cajnë kordonin me qellim hyrjen në Parlament, aty ku zhvillohej seanca plenare.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”. Pas mbylljes së seancës plenare, është mbyllur edhe protesta e opozitës. Gjatë fjalës së tij para simpatizantëve tek selia e PD, Lulzim Basha akuzoi policinë se ushtroi dhunë dhe paralajmëroi mosbindje civile nga jugu në veri.
https://youtu.be/VT5U2YqBaX4
https://youtu.be/o8dy-GlVPM4
https://youtu.be/qcfICl6VwO0
- Dënimi me vdekje: Helm, rrymë elektrike, plumba – kështu ekzekutojnë shtetet amerikane
- Lufta në hije e Putinit për Euroazinë
- “U sugjeroj të gjejnë një udhëheqës të ri”: Trump kërkon zëvendësimin e presidentit ukrainas Zelensky
- Si vendosi Mark Zuckerberg ta nxirrte në treg agjentin e inteligjencës artificiale të Meta-s, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë
- Tërmeti i fuqishëm në Panama: 27 të lënduar, mbi 400 ndërtesa të dëmtuara dhe 135 pasgoditje sizmike, katër prej tyre me magnitudë mbi 6














