Një grup qytetarësh protestuan sot në qendër të Shkupit. Të revoltuar për shkak të mosefikasitetit të pushtetit lokal dhe qendror në luftën kundër ndotjes së ajrit.Protesta u organizua nga Iniciativa Qytetare “Shoqëria Kancerogjene”, e cila i dha një ultimatum autoriteteve, nëse nuk ndërmerren masa të serioze, në 15 ditët e ardhshme ata njoftuan radikalizimin e protestave. Aktivistët planifikojnë të bllokojnë hyrjet në institucione ose të paralizojnë rrugët kryesore në kryeqytet. Ata i kërkuan qeverisë të mbajë një mbledhje emergjente dhe masa për kundër ajrit të ndotur.
Kërkojmë një raport nga Ministri dhe zëvendësministri i Ekologjisë për të raportuar çdo ditë çfarë kanë bërë, derisa ne dhe fëmijët tanë po helmohemi dhe shkojmë nëpër spitale. Të japin një llogari se si ata e fitojnë pagën e tyre dhe çfarë kanë punuar gjatë ditës, për ajër më të pastër. ” – Kristian Uzunov – Nisma qytetare shoqëria kancerogjene
Protesta filloi në parkun “Zhena borec”, dhe pas gjysmë ore grupi u zhvendos në rrugën kryesore përpara parlamentit për të dërguar një mesazh simbolik te përfaqësuesit e popullit, se ata duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe jo sipas urdhrave të partive. Qytetarët me të cilët biseduam vlerësojnë se autoritetet nuk janë serioze në trajtimin e këtij problemi.
Ne jemi të pakënaqur sepse për këtë periudhë relativisht të shkurtër prej dy vitesh nuk pamë se vërtetë qeveria aktuale është e shqetësuar dhe se filluan të ndërmarrin masa reale”.
Disa furra që nuk i di populli duhet të djegin, dhe kjo të mos bëhet publike. Sigurisht se digjen materiale helmuese, diçka duhet të dalë, përndryshe nga do të vinin helmet dhe ajri i ndotur. Na mbytë, na djeg fyti.. një dritare nuk mund të hapet. Kjo nuk është normale. ” – theksuan qytetarët e intervistuar
Nga Iniciativa Qytetare “Shoqëria Kancerogjene” nuk janë të kënaqur me numrin e qytetarëve që dolën në rrugë sot dhe protestuan. Ata presin që në tubimin e ardhshëm të kenë mbështetje më të madhe. Përndryshe, këtë mëngjes Shkupi ishte qyteti i tretë më i ndotur në botë.